English

Rrathët e zinj poshtë syve. Maska perfekte për heqjen e tyre

Rrathët e zinj poshtë syve në disa raste janë tregues të problemeve me veshkat, e në disa raste janë thjesht tregues të lodhjes, stresit apo gjumit të keq. Nëse keni bërë analizat e duhura dhe jeni siguruar që nuk keni probleme me veshkat por thjesht lodhje dhe stres, kjo maskë do t'ju vijë shumë në ndihmë.

Receta:
1 patate e vogël
1 kastravec
vaj kokosi dhe lajthie (aq më mirë nëse keni mundësinë t'i keni të dyja)

Qëroni pataten dhe kastravecin dhe grijini veç e veç në një grirëse elektrike.
Merrni sasi të barabartë nga secila dhe përzieji mirë. Aplikoje në zonën e syve dhe mbaje 20-25 minuta. Mirë është të qëndroni shtrirë. Pas 25 minutash shpëlaje maskën me ujë të ftohtë. Në fund bëj një masazh të lehtë me vaj kokosit (aq më mirë nëse e keni përzier me vaj lajthie). Masazhi duhet bërë në zonën e syve sipas lëvizjese së akrepave të orës (nga brenda jashtë, dhe nga jashtë brenda). Këtë gjë mund ta bëni çdo ditë dhe rezultatet do të shihen minimalisht brenda 2 javësh këshillon portali Bimë Mjekësore.

KOMENTE