Kanceri në lëkurë. Si ta dallojmë dhe kurimi i tyre
Kanceri në lëkurë është një nga sëmundjet më të përhapura. Llojet e kësaj sëmundjeje janë të gjitha të kurueshme, përveç “dreaces”, e cila nëse nuk kapet që në fazat e para të saj. Gati 3 të katërtat e vdekjeve nga kanceri i lëkurës vijnë pikërisht nga kjo sëmundje. Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve:
1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjera të trupit.
2- Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet “squamous” dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik.
3- Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.
Mjekët këshillojnë njerëzit të vërejnë ndryshimet në poret e lëkurës që mund të ndryshojnë në nishane, në madhësi apo formë.
Kurimi i këtij kanceri varet nga lloji dhe nëse ai është përhapur apo jo.
Kurimi
Një operacion i thjeshtë bën të mundur heqjen e zonës së prekur nëpërmjet një mjeti anestezik. Për kancerin e thjeshtë përdoret gjithashtu edhe (cryosurgery) në të cilin nitrogjeni aplikohet në tumor për ta ngrirë atë dhe për të vrarë qelizat, tek të cilat pasi hidhet nxehtësi rrudhen dhe bien.
Në rast se është përhapur “melanoma”, në rast se nuk është e sigurt që nuk është përhapur në shtresat e qelizës, kimioterapia dhe trajtimet biologjike jepen për të çrrënjosur qelizat e prekura nga kanceri në pjesë të tjera të trupit.
Shkaqet
Shkaku kryesor sipas shkencëtarëve është ekspozimi i tepërt i lëkurës në rrezet e diellit. Mendohet se ekspozimi i rrezeve ultravjollce shkakton dëmtim qelizave të cilat çojnë në ndryshime kancerogjene. Mundësitë që kanceri të përhapet më pak janë tek njerëzit me ngjyrë të errët të lëkurës. Burrat zakonisht preken nga kanceri sidomos në qafë, shpatull dhe kurriz, ndërsa femrat në krahë dhe kurriz. Mjekët bëjnë apel ruajtjen sa më shumë ndaj rrezeve të diellit pasi edhe mjekimi ndaj tyre kanë rezultuar mos ketë efekt ndaj “melanoma”.
Këshilla për të shmangur shfaqjen e kancerit të lëkurës:
1- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
2- Evitoni djegiet nga dielli.
3- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
4- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
5- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezeve artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.
Shënim: Edhe pse zakonisht pranohet se ekspozimi i rrezeve ultra vjollcë është faktori kryesor i zhvillimit të melanomës, shkencëtarët thonë se nuk është provuar ende një lidhje mes ekspozimit të diellit dhe shfaqjes së melanomës.
Tre faktorët e rrezikut
1. Djegia e nga dielli ose ekspozimi i tepërt i në diell, sidomos në ditët e nxehta të verës. Ekspozimi në diell nga ose 10 deri në 16 është vërtetuar se është shumë i dëmshëm për lëkurën.
2. Plagë kronike dhe të pamjekuara, sidomos nëse janë djegie. Këto quhen ndryshe edhe ulcera marjolin, duke u ndikuar se tepërmi nga pamja. 3. Trashëgimia gjenetike, duke përfshirë këtu edhe atë që njihet si sindroma Nevi. Këto janë pulla në formë të rrumbullakët dhe shfaqen tek fëmijët 6 muaj pas lindjes. Ato përhapen në të gjithë lëkurën për më pak se 1 muaj.
Llojet e rralla të kancerit në lëkurë
Llojet të tjera, që do t’i quanim të shkallës së dytë të kancerit në lëkurë, janë tumori kanceroz në qelizat bazë (BBC), tumori kanceroz në qelizat “lesker” që mund të lokalizohet si fillim, por më pas përhapet edhe në pjesë të tjera ë trupit. Kjo formë e kancerit të lëkurës mund të jetë fatale nëse nuk kurohet që në fillim, edhe pse përbën një pjesë të vogël të gjithë kancereve të lëkurës. Kanceri i lëkurës është një gjendje që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Kjo i dedikohet më së shumti ekspozimit të tepërt të rrezeve ultra vjollcë. Më të rralla janë:
1. Dermafibroma e ngritur e lëkurës
2. Tumori kanceroz i qelizës “mergel”
3. Sarkoma e Kaposit
Shenjat dhe simptomat
1. Tumori kanceroz qelizave bazore duket sikur është ngritur, zbutur, pothuajse është përplasur nga ekspozimi i lëkurës në kokë, qafë apo shpatulla. Ndonjëherë enë të vogla gjaku mund t’i shihen edhe me sy të lirë. Degëzimi dhe rrjedhja e gjakut në qendër të tumorit zhvillohet shumë shpejt. Zakonisht ngatërrohet më një ulcerë që nuk arrihet të shërohet.
2. Tumori kanceroz në qelizat “lesker” është zakonisht i kuq, i ashpër, njollë të trashë. Ulcerimi dhe rrjedhja e gjakut mund të jenë pjesë e kësaj sëmundjeje. Nëse kjo sëmundje nuk kurohet në kohën e duhur, mund të zhvillohet në masë të madhe.
3. Pjesa më e madhe e melanomës është kafe në të zezë. Shenjat që mund t’u sugjerojnë për melanomën malinje janë ndryshimi i masës, ngjyrës apo lartësimi i nishaneve. Shfaqja e një nishani kur të jeni rritur, në dhimbje e re, ulcera, rrjedhja e gjakut apo ekzistenca e mëparshme e një nishani duhen kontrolluar patjetër.
Mjekimi i melanomës malinje të lëkurës
Heqja kirurgjikale në varësi të nivelit (pra shtresës që ka prekur) jepet dhe trajtimi mjekësor. Një fakt është i qartë. Tumoret e lëkurës janë në përgjithësi të trajtueshme e kurimi i tyre me rezultat të lartë sepse arrijmë t’i shohim me sy. Megjithëse kanceret janë të pashoqëruar me dhimbje (në përgjithësi) dhe diktohen pasi janë zhvilluar në lëkurë, kemi avantazhin se i shohim me sy të lirë. Por ka dhe vende ku melanoma zhvillohet më rrallë e nga pozicioni dhe ecuria e saj, prognoza është mjaft e keqe. Futen: Organet gjenitale, perineumi, zona perianale (rreth anusit) dhe mukozat në përgjithësi. Në këto pjesë dhe heqja është më e vështirë dhe trajtimi është më kompleks. Çdo sëmundje e trajtuar në kohë ka mundësi për kurim. Tek kanceret kjo është jetësore.