English

Basha: Shpërblim për boksierin Uldedaj dhe një kujdes të veçantë nga Bashkia

Kryebashkiaku Lulzim Basha priti në një takim fituesin e medaljes së bronzit në kampionatin europian të të rinjve që u zhvillua në Zagreb, Jurgen Uldedaj. Duke e përgëzuar boksierin Uldedaj i cili është dhe sportist i klubit “Tirana”, kreu i Bashkisë shprehu kënaqësinë për përfaqësimin dinjitoz që sportistët e klubit “Tirana” po i bëjnë Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare.

Z. Basha ka premtuar dhënien e një shpërblimi për boksierin Uldedaj dhe një kujdes të veçantë nga Bashkia, në mënyrë që të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë edhe në kompeticionin e ardhshëm e të fitojë medaljen e artë.

Jurgen Uldedaj ka fituar medaljen e bronzit në peshën deri në 81 kilogramë, pas sfidës së fituar me polakun Maciej Zurakowski.

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak e cila është e para pas zhbllokimit të buxhetit, kryebashkiaku Basha ka propozuar dhënien e shpërblimit edhe për sportistët e tjerë të klubit “Tirana” që kanë marrë medalje në kompeticionet ndërkombëtare. Bashkia e Tiranës, - tha z. Basha do të bëjë gjithçka që varet prej saj, për të mundësuar ecurinë pozitive të sportistëve të klubit “Tirana”.

KOMENTE