Lufta në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit te viteve 1990 u tregoi botës krimet e bëra nga Serbia, edhe pse politikat pacifiste e Ibrahim Rugovës bënë që Kosova të mos përfshihej në luftë në këtë periudhë.
Vazhdimi i shtypjes, vrasjeve dhe padrejtësive që i'u bënë popullsisë shqiptare në Kosovë me shekuj me radhë nga Serbia, i bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte situatën e rënduar në Kosovë dhe krijuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila ishte aktive me veprime ushtarake gjatë viteve 1996 deri më 1999, për të mbrojtur popullatën e pa mbrojtur nga veprimet kriminale të kriminelëve Serbë.
Duke parë zhvillimet kriminale që po ushtroheshin nga forcat policore ushtarake dhe paramilitare serbe ndaj popullatës civile në kosovë, më 24 mars të vitit 1999 forcat e NATO-së të prira nga SHBA-të, filluan bombardimet e para kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë. Kjo datë shnohet si ditë e shpetimit kombëtar për popullin shqiptar të Kosovës, ku i jepte fund krimeve Serbe në Kosovë.
Edhe pse sot nuk ka ndonjë vlersim të saktë në krimet e luftës në kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar dhe masakruar në format më mizore rreth 15 mijë shqiptarë. Gjatë kësaj periudhe kohore afër 20 mijë femra shqiptare janë përdhunuar, më shumë se 3600 persona janë zhdukur ku një numer i madh të përsonave të zhdukur kërkohen edhe sot, rreth 1.100 vendbanime Shqiptare janë plaçkitur dhe djegur duke përfshirë shtëpi, banesa, objekte fetare, kulturore etj. Ndërsa me qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës janë zhvendosur në shtete të ndryshme.
Pas përfundimit të luftës dhe krijimi i UNMIK-ut në vitin 2000 në Kosove, gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë kishin dështuar për të adresuar ndëshkimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri në dhjetor të vitit 2008 rreth 40 raste të krimeve të luftës kanë përfunduar në gjykatat e Kosovës. Të gjitha këto ndjekje penale u ngritën kundër serbëve të Kosovës me akuza për krime të luftës kundër popullatës civile. Nga mesi i vitit 2002 shumica e të pandehurve u liruan nga gjyqtarë ndërkombtarë dhe më vonë shumica e rasteve penale të ngritura nga UNMIK-u ishin kundër shqiptarëve, dhe shumë lëndë mbetën të pa perfunduara deri ku edhe ishte dështimi i këtij misioni të UNMIK-ut.
Krijimi i EULEX-it në Kosovë trashëgoi 1187 raste të krimeve të luftës të cilat nuk u hetuan nga UNMIK-u. Në mungesë të kontrollit të duhur të dokumentacionit, informacionit dhe provave të mbledhura nga Policia e UNIMIK-ut shumica u zhduken, që krijuan vështërsi në vazhdimin e punës së Eulex-it. Ndikimi i hetimeve për krime lufte në Kosovë nuk mund të nënvlersohet sepse kemi viktima të shumta që pësuan gjatë luftës në Kosovë duke përmendur edhe rastin në fshatin Krushë e Vogel më 26 mars 1999, më shumë se 100 civilë u çuan në një shtëpi serbe dhe u qëlluan me armë automatike nga Policia dhe njësitë ushtarake serbe, ku i mbuluan me sanë dhe i vunë zjarrin duke i djegur kufomat. Edhe pse sot njëra ndër vështersitë për mbledhjen e provave të krimeve të luftës nga fornezika dhe mjekësia ligjore, është se kanë kaluar shumë vite që është kryer krimi dhe vështirson vërtetimin në gjykatë duke çuar në hetime të gjata.
Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ( EULEX ) duhet të jetë më aktive për zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë sepse është një ndër misionet më të mëdha dhe më të shtrenjta të BE-së me një buxhet vjetor prej 111,000,000 Euro. Ndërsa rastet e luftës duhen trajtuar me shumë seriozitet ku kryesit duhet të dalin para drejtësisë. Disa raste që tmerruan njerzimin nga krimet Serbe ishin:
Rasti Reçaku,
rasti Gjakova,
rasti Krusha e Vogël,
rasti Familja Imeraj,
rasti Izbicës,
rasti Formacionet Drenicës,
Rasti Sllatinës,
Rasti Qyshkut, Pavlan dhe Zahaq,
rasti Kishnicës,
rasti Klinës,
Rasti ''Toga e Tmerrit'',
rasti Fushë Kosovë
rasti Llukar, Makoc, Grashticë.
Në të njejtën kohë qytetarët e Kosovës duhet të shprehin gadishmëri për të bashkpunuar me Eulex-in duke dhënë informacione të sakta lidhur me krimet e luftës në Kosovë, sepse duke kujtuar të kaluarën ne duhet ta ndërtojmë të ardhmen.
ADHURIM GASHI
( Jurist i Diplomuar / Drejtimi Penal )