Pasditen e sotem në zonën e Skelës në Vlorë 2 persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin një bankë të nivelit të dytë por kanë rënë pre në prangat e policisë.
Të maskuar me syze dhe kapele të zeza, grabitësit kanë hyrë në filialin e një bankës dhe nën presionin e armëve kanë arritur të merrnin një shumë parash.
Por, shumë shpejt ata kanë rënë në prangat e policisë.
Sipas policisë autorët e tentativës së grabitjes janë dy shokët Skënder Lamaj, 28 vjeç nga fshati Tre vllazën dhe Irakli Aliaj, 30 vjeç nga Vlora. Policia sekuestroi dy paruke dhe çantën e grabitësve në afërsi të bankës.