Dita e sotme në Tiranë erdhi me një tragjedi të rëndë, pas një sherri dhe konflikti me armë zjarri të ndodhur rreth orës 04:10, në një lokal nate në dalje të Rrugës së Elbasanit (perballe Fililogjikut).
Bilanci eshte teper i rëndë e tragjik. Kanë mbetur të vrarë 4 të rinj dhe një i plagosur, ndërsa janë ndaluar dhjetëra të rinj e të reja.
Sipas policisë, të shtënat me armë kanë ndodhur rreth orës 04:10 në lokalin me emrin “Ante Grand”, i ndodhur në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Viktimat janë gjetur pranë lokalit të natës, ndërsa një tjetër është gjetur në një automjet. Njëri prej të rinjve që është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, është Arbër Demiraj 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj. Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë janë Edison Jaho 36 vjeç, lindur në Berat, banues në Tiranë dhe Enea Xhaj 38 vjeç, lindur në Berat, banues në Tiranë.
Një tjetër viktimë është identifikuar si shtetas italian, Paolo Azzolo, 60 vjeç. Mjekët kanë konfirmuar se italiani ka marrë tre plumba në kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës.
1. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
3. Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Paolo Azzolo, 60 vjeç, me shtetësi dhe kombësi italianë.
Në vendngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR 0250 N”.
Të dyshuarit janë:
Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani,
Erald Sida, 24 vjeç
Albano Ballcaj, 19 vjeç