English

Dieta e dimrit nga Blerina Bombaj

Blerina Bombaj mjeke dietologe - Ne stinen e dimrit predispozite per te shtuar disa kilograme rritet. Kjo ndodh kryesisht per arsye se dita eshte me e shkurter dhe na pelqen te rrime ne kanape! Por, edhe vete i ftohti e shton oreksin per kalori sepse nje pjese e tyre sherbejne per te na ngrohur. Meny- ja e meposhtme eshte nje shembull se si mund te ulim kilogramet e tepert duke u ushqyer me gjithshka cfare nevojitet per organizmin ne kete stine!
Shembull ditor - 1800 kalori!
MENGJES
• 1 fete buke te zeze, gjize dhe pak vaj ulliri
• 1 portokall ose 2 mandarina
• 1luge mjalte +1/2 luge kanelle
PARADITE
• 100ml kos pa yndyre
• 1 banane
• 1 caj jeshil me limon
DREKE
• Sallate me brokoli, lulelaker dhe karrota
• 150gr sardele furre me hudhra, rigon & nenexhik
• 200gr oriz integral me spinaq & stika pishe
PASDITE
• 10 geshtenja te pjekura
• 30gr hallvasi
• 1 caj jeshil me limon
DARKE
• Sallate jeshile, patellxhane te pjekura, peshk ton
• Fasule pllaqi me salce domatesh dhe majdanoz
• 1 shege
PARA GJUMIT
• 1 gote qumesht pa yndyre + 2 luge tershere
• 1 kuadrat cokollate te zeze
Krahas ushqimit te ekuilibruar, nevojitemi vitaminen D nepermjet ekspozimit te perditshem ne diell, (te pakten kur ai nuk kursehet )
*Kjo menu eshte nje shembull i ushqimit te shendetshem dhe ekuilibruar por, nuk perben keshillim te personalizuar.

KOMENTE