English

Ndryshimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkan

Trafikimi i qenieve njerëzore në Ballkan zakonisht organizohej në klubet e natës dhe në shtëpi publike, sot trafikimi i qenieve njëzore në Ballkan ka ndryshuar, viktimat në lokale kryesisht janë të mitrura. Ato zakonisht qëndrojnë në apartamente private dhe vende të vetmuara, ku detyrohen për prostitucion nga trafikantët apo nga kriminelët individual si dhe në disa raste edhe nga familjarët e viktimave. Në një raport të 2011 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE ), thotë se kur trafikimi i qenieve njëzore u shfaq në Ballkan, viktimat e trafikimit janë përcaktuar nga prania e ushtarëve të huaj dhe puntorëve që kishin ardhur për të ndimuar vendet e Ballkanit, edhe pse larg nga familjet e tyre këta njerëz ishin të gatshëm të paugajnë për seks viktimat e trafikuara.

Por krimi ka ndryshuar duke i’u përgjigjur kushteve të reja socio-ekonomike, strategjitë e zbatimit të ligjit si dhe nga situata politike. Gjithashtu studimet e rasteve të cilat tregojnë se si trafikantët shfrytëzojnë moshën, gjendjen mendore, sëmundjet, varfërinë dhe mungesën e mbështetjes të familjes së viktimave. Këto tregojnë shkallën e abuzimit fizik, mendor dhe seksual se si durojnë viktimat. Një gjë që nuk ka ndryshuar është qëllimi dhe fitimi i krimit.

Trafikimi si një fenomen ndërkombëtar nuk njeh kufij, shtetësi apo përkatësi fetare. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës ( ILO ) , vlersohet se rreth 21 milion viktima të punës së detyruar duke përfshir edhe shfrytëzimin seksual gjinden sot. Me zgjerimin e Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit ballafaqoheshin me presion të madh për të mbrojtur kufijtë e tyre, që të bashkëpunojnë për të kufizuar trafikantët dhe për të sjellë ligjet anti-trafikimit në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Për të luftuar Trafikmin Policia në fakt duhet të ketë bashkpunim me qytetarët sepse trafikimi është i fshehur. Edukimi i publikut për njohjen e trafikmit të qenieve njerëzore është i rëndësishëm për parandalimin e këtij lloj kriminaliteti. Zakonisht fëmijët e moshës shkollore janë të pa mbrojtur dhe duhet të din më shum lidhur me trafikimin, nuk mund të përjashtojmë as trafikmin për qëllime të shfrytëzimit të punës sepse është duke u përhapur edhe më shumë. Shpesh kemi fëmijët që janë të detyruar të lypin në rrugë dhe në restorante, dhe ata shpesh shfrytëzohen seksualisht duke i kërcnuar nëse refuzojnë. Shumë prej tyre janë të detyruar të mbledhin materiale të riciklusheshme nga plehrat ose detyrohen për ti vjedhur. Këto mënyra të trafikimit zakonisht mund ti hasim edhe te komiteti Romë, ku trafikantët në këto raste janë të afërmit e tyre.

Një ndër shkaqet kryesore që i detyron viktimat të trafikohen është edhe varfëria që i qon njerëzit drejt kësaj rruge. Duke parë se ekonomia globale është përkeqësuar, shumë njerëz janë të gatshëm të punojnë në kushte të këqija dhe të pranojnë oferta të rrezikshme “ pune”. Rritja e normave të papunësisë dhe të kostos së jetesës i bind njerëzit të punojnë punë të pa ligjshme përderisa nuk mund ti qasen punës së ligjshme. Disa udhëtojnë në vende të huaja dhe përfundojnë duke bërë punë të vështira fizike pa kompenzim, ndërsa grate shpeshherë në këto situata shfrytëzohen seksualisht.
Kjo tregon se njerëzit janë të detyruar shpeshëherë të punojnë në kushte substandarde, dhe kjo e bën të vështirë për të ndarë trafikimin për shfrytëzim për punë nga kushtet e këqija të punës në përgjithësi. Nëse një punëdhënës përdor forcën, mashtrimin, detyrimin për të ruajtur interesat atëher punëdhënësi bëhet një shkelës i trafikimit dhe puntori bëhet viktimë.

Duke parë që edhe Kosova është pjesë e Ballkanit dhe një vend në tranzicion ku trafikmi i qenieve njerëzore nuk mungon, qeveria bëri një përparim në përpjekjet e saj anti-trafikim rreth zbatimit të ligjit. Kodi penal dhe kodi i procedures penale të Kosovës hyri në fuqi në janar të vitit 2013. Legjislacioni rriti dënimin për kundravajtësit e trafikimit, kriminalizimin e përdorimit të shërbimeve të viktimave të trafikmit. Neni 171 ndalon të gjitha format e trafikmit dhe parasheh dënime nga 5 deri në 12 vjet burg si dhe me gjobë. Prokurorët, inspektorët e punës, punonjës të shëndetësisë dhe të policies kufitare morën pjesë në trajnimin për të rritur identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit. Kosova dhe Shqipëria nënshkruan një protokoll bashkëpunimi në indentifikimin, referimin, dhe kthimit vullnetar të viktimave të trafikmimit, me një fokus të veçantë në viktimat fëmijë. Pas, gjithave përpjekjeve të këtyre masave të ndërmarrura në luftën kundër trafikmit, shohim se kemi të bëjmë me një problem shoqëror shum serjoz dhe të vazhdueshëm.

ADHURIM GASHI
( Jurist i Diplomuar / Drejtimi Penal )

KOMENTE