English

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet paraprake për vrasjen e 4-fishtë

Sipas "A1 Report", Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet paraprake për vrasjen e 4-fishtë të ndodhur në të gdhirë të së martës në kryeqytet në lokalin e natës “Ante Grand” pranë Ambasadës Amerikanë, dhe dërgon në Gjykatë kërkesën për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Konstandin Xhuvani dhe shokun e tij Erald Sina, 24 vjeç.

Burime nga grupi hetimor thanë për A1 REPORT se Xhuvani është gjetur fajtor për tre akuza: atë të vrasjes me dashje të 2 apo më shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Vepra penale mbi të cilat dhe është përpiluar kërkesa për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë si dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, bazohet mbi faktin se sipas akuzës, Xhuvani paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Po të njëjtat burime konfirmuan se nga të gjitha dëshmitë e mbledhura, provat materiale të sekuestruara, pamjet filmike si dhe deklarimet e vetë Erald Sinës ky i fundit është vënë nën akuzë për dhënien e ndihmës gjatë vrasjes si dhe ushtrimin e prostitucionit.

Hetimet për masakrën ku humbën jetën Edison Jaho, ish-snajperist i batalionit të operacioneve speciale të ushtrisë, Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Enea Xhaj dhe shtetasi italian Giampaolo Azzolo u kryen nga një Task-Forcë e posaçme ngritur në Prokurorinë e Tiranës drejtuar nga kreu i akuzës për kryeqytetin Petrit Fusha dhe vartësi i tij Erion Pano.

Hetimet kanë konkluduar se vrasjet janë kryer nga një armë e cila i është sekuestruar Xhuvanit, një pistoletë TT, ku sipas përgjigjeve të laboratorit të kriminalistikës, dy vrasje kanë qenë të drejtëpërdrejta dhe plumbat tejshpues i kanë marrë jetën në mënyrë aksidentale 19-vjeçarit Demiraj, dhe shtetasit Italian Giampaolo Azzolo. Demiraj ishte mik me Xhuvanin dhe natën e masakrës ndodhej në një tavolinë me djalin e ish-deputetes Luiza Xhuvani, këshëririn e tij, Alban Ballcaj dhe të arrestuarin tjetër, Erald Sina.

Masat e sigurisë pritet të zhvillohen paraditen e të premtes në Gjykatën e Tiranës, teksa A1Report ka mësuar se seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Enkela Bajo Vlora.

KOMENTE