English

Taksë për mirëmbajtjen e 18 mijë km rrugëve në Shqipëri

Argita Totozani, Drejtoresha e Përgjithshme e Integrimit në ministrinë e Transporteve, shpjegon se qytetarët shqiptarë do të paguajnë taksa për 18 mijë km rrugë që ekzistojnë në Shqipëri në mënyrë që të mirëmbahen.

Pas përfundimit të studimit do të vendoset më pas edhe për taksën që një qytetar do të paguajë në varësi të llojit të rrugës.

“Rrugët kanë nevojë për mirëmbjajtje dhe buxheti i shtetit është i limituar. Ky inventar i rrugëve i trashëguar dhe rrugët që do të ndërtohen në të ardhmen do të kenë nevojë për mirëmbajtje. Përcaktimi i një strategjie të taksave është në përputhje me legjislacionin evropian dhe praktikën europiane. Sigurisht që mund të jetë pak e dhimbshme por praktika europiane ka treguar se nëse nuk vilen të ardhura nga këto investime të shtetit nuk mund të mirëmbahet rruga dhe nuk mund ti shërbejë qytetarit”.
Deri tani dihet një shifër për rrugën Durrës-Kukës, e cila pritet të jetë 5 euro.

KOMENTE