English

Analizat e domosdoshme të shëndetit të zemrës

CoQ10 ubiquinol, fibrinogjeni CIMT, gjenet, hemorragjinë cerebrale, homocisteina, infarkti, kolesteroli, Lipoproteina-a, Proteina C-reaktive, sheqqeri, statinat, tensioni i gjakut, vitamina B, yndyra, zemërimi

Ky shkrim bën fjalë për kujdesin për sistemin kardiovaskular, për t’ju treguar se analizat e kolesterolit janë krejt të pamjaftueshme për të treguar gjendjen shëndetësore të zemrës.

Besoj se çdonjëri nga ne, në mos vetë, kemi ndonjë njeri të dashur me tension / presion të lartë të gjakut dhe/ose kolesterol të lartë, apo, më keq akoma, probleme me zemrën. Madje jo pak herë kemi dëgjuar që dikush, i cili ka bërë jetë të shëndetshme, papritur e pakujtuar mund të ketë pësuar infarkt fatal. Po të shkoni tek mjeku, ai ju mat tensionin e gjakut, bën një EKG dhe ju kërkon të bëni analizat e gjakut për yndyrën / kolesterolin në gjak. Me analizën e kolesterolit kuptohen kolesteroli total, LDL (kolesteroli që fatkeqësisht quhet kolesteroli i keq), HDL (kolesteroli i mirë), dhe trigliceridet. Kaq. Nëse kolesteroli ju del i lartë, menjëherë mjeku rekomandon statina për uljen e kolesterolit, të cilat kanë njëqind pasoja shumë më të dëmshme dhe më të rrezikshme se vetë kolesteroli. Kolesteroli është faktor rreziku por jo shkaktar i sëmundjeve të zemrës. Mjekësia e sotme po vërteton se faktorë të rrezikshëm për sëmundje të zemrës, deri në ngjarje fatale, janë edhe inflamacioni dhe faktori (gjenetik) i mpiksjes së gjakut. Për këtë arsye, krahas analizave të mësipërme, në kuadrin e analizave rutinë, shumë të rëndësishme janë edhe këto analiza:

Proteina C-reaktive

Homocisteina (aminoacid)

Lipoproteina-a

Fibrinogjeni

CIMT (Carotid intima-media thickness – matja e ateriosklerozës brenda murit arterial).



Këto analiza do t’ia rekomandoja kujtdo që është mbi moshën 40-45 vjeç.

Atyre që kanë mundësi të bëjnë analiza gjenetike, do t’u rekomandoja të bëjnë analizën e gjenit “9P21”, që ndryshe quhet gjeni i atakut në zemër, analizën e gjenit “Apo E” (që tregon si i metabolizon trupi ushqimet), dhe analizën e gjenit “KIF6” (varianti i gjenit arginine).

Për momentin do të shtoja këto:

1. Armiku kryesor nuk është yndyra por sheqeri.

2. Atyre që kanë presion të lartë të gjakut, do t’u rekomandoja suplementin (është ushqyes, jo ilac) Blood Pressure Response të Source Naturals. Pihen pese tableta në ditë, tre tableta midis mëngjesit dhe drekës dhe dy tableta midis drekës dhe darkës. Nëse dikush merr ilaçe për uljen e tensionit të lartë të gjakut, duhet të monitorojë me kujdes tensionin, me qëllim që, kur të shohë se ky suplement po fillon të veprojë, të fillojë të ulë dalëngadalë dozën e ilaçeve. Sidoqoftë, për çdo gjë këshillohuni me mjekun.

3. Vitamina B Kompleks është shumë e mirë për të ulur nivelet e homocisteinës. Mundësisht vitamina B12 të jetë e llojit methylcobalamin, jo e llojit cyanocobalamin.

4. Kushto që merr statina, duhet patjetër të marrë CoQ10 (Coenzimë Q10) e llojit ubiquinol, jo e llojit ubiquinone, sepse statinat dobësojnë muskulin e zemrës.

Së fundi, shpërthimet e zemërimit të tepruar rrisin pesëfish infarktin dhe trefish hemorragjinë cerebrale. Ndaj qëndroni sa më shumë të keni mundësi të lumtur.

KOMENTE