English

Kryeministri Rama mbërrin në Beograd. Për pak minutata takimi me homologun Vuçiç

Avioni i linjës “Air Bosnia” ka marë dhe çuar kryeministrin shqiptar Edi Rama në Beograd ashtu siç ishte parashikuar në axhebdën e vendosur dhe më parë rreth vizitës së tij.

Kryeministri Rama shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe një numër i madh gazetarësh të cilët do të qëndrojnë gjatë 2 ditëve për të ndjekur vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd dhe Preshevë.

Rama u prit në aeroport nga ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç dhe i shoqëruar nga 6 roje sigurie. Ai do të takohet me homologun e tij Aleksandër Vuçiç në orën 11:00, ku pas kësaj, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15. Por në agjendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar, pas 68 vitesh. Vizita e fundit ishte e liderit komunist Enver Hoxha në Jugosllavi.

Në 11:00 delegacioni shqiptar mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikës së Serbisë i uron mirëseardhjen Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtarë dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit.

Në këtë vizitë ai është i shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

Ora 12: 15 do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit.
Ora 16:00 Rama takim me gazetarët
Pasdite Rama do të jetë i pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar
Ora 18 Rama në Bashkinë e Beogradit.
Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit, as takimi me presidentin Nikoliç.

KOMENTE