English

Zbulohet virusi që bën njeriun "budalla"

Një virus që infekton trurin e njeriut dhe na bën më budallenj është zbuluar, sipas shkencëtarëve në SHBA.

Virusi alga, kurrë nuk është vënë re më parë në njerëz të shëndetshëm, por ai u gjet të ndikojë në funksionet njohëse, duke përfshirë përpunimin vizual dhe vetëdijen hapësinore.

Shkencëtarët në Johns Hopkins Medical School dhe Universiteti i Nebraskës e zbuluan këtë fakt, kur ata ishin në një studim lidhur me mikrobet në fyt.

Çuditërisht, studiuesit gjetën ADN në fyt të individëve të shëndetshëm, që përputhet me ADN-në e një virusi të njohur që infekton algat e gjelbërta.

Dr Robert Yolken, një virologist i cili udhëhoqi studimin origjinal, ka thënë: "Ky është një shembull i mrekullueshëm që tregon se mikroorganizma të " parrezikshme " mund të ndikojnë në sjelljen dhe njohjen.

"Shumë dallime fiziologjike midis personit A dhe personit B janë të koduara në setin e gjeneve që secili trashëgon nga prindërit, por disa nga këto dallime janë të nxitur nga mikroorganizmat e ndryshme që fshihen dhe mënyrën se si ato ndërveprojnë me gjenet tona."

Nga 90 pjesëmarrësit në studim, 40 u testuan pozitiv për virusin alga. Ata që u testuan pozitiv kryen testet për të matur shpejtësinë dhe saktësinë e përpunimit vizual. Ata gjithashtu arritën në rezultatet më të ulëta në projektimin e detyrave, me një përqëndrim të ulët të vëmendjes. p

Organet e Njeriut 'përmbajnë triliona baktere, viruset dhe kërpudha. Shumica janë të padëmshme, por rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se ka disa mikrobe që mund të kenë një ndikim të dëmshëm në funksionet njohëse, duke lënë persona jo të shëndetshëm.

Gjetjet e studimit janë publikuar në broshurën e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

KOMENTE