English

Arvizu: Vizita e Ramës në Serbi, tepër e rëndësishme. shpresojmë që Vuçiç të jetë në Tiranë në 2015

Lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Beograd është prenoncuar përmes një deklarate e dhe ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.

Ai është shprehur se vizita e Kryeministrit shqiptar Rama në Serbi, nga perspektiva e SHBA-së, ka qënë shumë e rëndësishme dhe realisht një vizitë historike. Nga ana tjetër ai shtoi se do të ishte pozitive për rajonin që të dy vendet të vazhdojnë me marrëveshjet e përbashkëta, në mënyrë që edhe Kryeministri i Serbisë, Vuçiç, të vizitojë Tiranën në vitin 2015.

“Do t’ia le qeverisë shqiptare dhe asaj serbe, që të adresojnë pikat e tyre specifike. Por, për SHBA-në, kjo vizitë ka qenë shumë e rëndësishme, historike sikurse e përshkruat dhe unë bie dakord me këtë karakterizim të saj, pasi një periudhë 68-vjeçare është tejet e gjatë që drejtuesit e dy shteteve fqinje të mund të takohen me njeri – tjetrin, duke shpresuar që të dyja vendet të mund të ndërtojnë mbi këtë vizitë marrëdhënie më të mira. Ka qenë inkurajuese që pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e futbollit, të dyja vendet mundën të caktonin një datë tjetër për t’u takuar dhe kjo ishte shumë pozitive dhe është shumë e rëndësishme për marrëveshjet që nënshkruan, siç janë marrëveshjet për të rinjtë, me qëllim që edhe z.Vuçiç të mund të vijë këtu për vizitë në 2015-ën; kjo do të ishte shumë pozitive për rajonin”, tha diplomati amerikan.

KOMENTE