Një burrë pasi kishte punuar 6 muaj në Zambie u kthye në vendin e tij në Kinë por me vete kishte marrë një "tragjedi" të lëkurës.
Ai filloi të ankohej për dhimbje të lëkurës ku kishte disa puçra me infeksion. Ai u trajtua te mjeku i familjes për disa kohë por gjendja nuk u përmirësua dhe më pas u drejtua te specialisti dermatolog.
Por përgjigjia që mori ishte një shok i vërtetë. Përmes një tesi gjaku doli që eozinofilet dhe rruazat e bardha të gjakut ishin të larta të cilat janë përgjegjëse për të luftuar infeksionet në gjak.
Ai u konstatua se larva krimbash jetonin nën lëkurën e tij kështu që ai iu nënshtrua një proçedure kirurgjikale ku hoqi plot 20 krimba.
Larvat, pastaj u identifikuan si Miza tumbu maggots, një lloj mizë mishi, larvat te cilit cilit ushqen me indet e gjalla njerëzore.
E njohur si krimbi i lëkurës shtë një specie e zakonshme në Lindjen dhe Afrikën Qendrore. Kjo është një parazit i gjitarëve të mëdhenj, duke përfshirë edhe njerëzit.
Së pari,Miza tumbu bën vezët e saj në terren. Atëherë larvat, i njohur si Cayor Worms, qëndrojnë mbi tokë derisa të bien në kontakt me njeriun, ose një gjitar, depërtojnë në lëkurë dhe qëndrojnë në indin nënlëkuror '', duke shkaktuar formimin e tumoreve.