English

70 - vjet nga çlirimi i Tiranës. Politika e ndarë në homazhe

17 Nëntor 1944. Dita e lirisë për Tiranën, për të vazhduar më tej me çlirimin e gjithë Shqipërisë në 29 Nëntor.

Sot festohet 70-vjetori i çlirimit të Tiranës dhe Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan homazhe tek “Ushtari i panjohur”, në kujtim të atyre që humbën jetën gjatë luftës.

Politika është e një mendimi për të nderuar të rënët që dhanë jetën për Çlirimin e Shqipërisë, por ndahen në festime.

Maxhoranca, me përfaqësues kryeministrin Edi Rama, Ilir Meta, prefekti Sadi Vorpsi dhe ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të kryeqytetit dhe këshilltarë të Këshillit Bashkiak, zhvilluan homazhe tek Ushtari i Panjohur, ndërsa përfaqësuesit e bashkisë, së drejtuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilluan homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Gjatë ditës së sotme janë planifikuar edhe aktivitete të tjera, në kujtim të të rënëve dhe 70-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

KOMENTE