Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në punimet e asamblesë politike të PPE që zhvillohet në Bruksel.
Asambleja politike është takimi më i rëndësishëm i Partive Popullore Europiane, formacioni që dominon sot në institucionet e BE dhe vendet anëtare.
Z.Basha pritet të ketë takime me personalitete të rëndësishme në këtë asamble ku marrin pjesë kryeministra, krerë shtetesh, dhe funksionarët më të lartë të Komisionit e Parlamentit Europian.