English

Doktor Flori ndahet nga jeta në moshë tepër të re

Floran Kondi, i njohur për mbarë publikun shqiptar si Doktor Flori, grupit West Side Family, është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme. A1 REPORT mëson se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ka mbërritur në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.

Urgjenca e QSUT-së konfirmon se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së papritur të Doktor Florit, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza mjekësore.

KOMENTE