English

7 vjeçarja me 202 dhëmbë në gojë

Një vajzë e vogël u ankua për dhimbje të gojës, për të cilën u dërgua tek dentisti. Por ajo që zbuluan ishte shokuese.
Dentisti gjeti në gojën e të miturës plotë 202 dhëmbë. 7-vjeçarja indiane ishte ankuar tek nëna e saj se kishte dhimbje të forta dhe i ishte ënjtur goja.

E ëma e dërgoi vajzën e saj tek dentisti, për të zbuluar se çfarë problemi kishte shkruan "Shekulli".
Nga rrezet X rezultoi se e mitura kishte vuajtur nga një sëmundje komplekse, një tumor i përbërë nga indet e dhëmbëve, që ishin rritur në mënyrë të parregullt.

7-vjeçarja qëndroi për 2 orë në sallën e operacionit për të hequr dhëmbët e tepërta.
Kreu i Instituti indian të Shkencave Mjekësore, Ajoy Roychoudhary tha se, “ishte shokuese të shihje situatën e ndërlikuar në gojën e të miturës”.

“Normalisht ne shohim disa dhëmbë jo të zakontë, por 202 dhëmbë të pazakontë në gojën e një 7-vjeçare është tronditës. Detyra jonë ishte ta shpëtonim prej tyre", tha doktori.

Ai u shpreh se edhe pse operacioni ishte relativisht i thjeshtë, kërkonte saktësi pasi një gabim i vogël mund të shkaktonte një frakturë në nofullën e të miturës, që mund të sillte deformim të përhershëm.
Pas operacionit vajza ishte në gjendje të përtypte ushqimin.

KOMENTE