English

91 vjeçarja çohet në morg, por ngjallet pas 11 orësh

Mjeku e deklaron të vdekur, 91-vjeçarja zgjohet në morg pas 11 orësh. Kur ajo hap sytë thotë se ndjen ftohtë dhe ka nevojë për një supë të ngrohtë.

Ngjarja ka ndodhur në Poloni, ku e moshuara është gjetur në banesën e saj nga mbesa. Kjo e fundit vëren se Janina Kolkiewicz nuk merrte frymë dhe nuk reagonte. Ajo telefonon mjekun, i cili e deklaron të vdekur.

Rreth 11 orë më pas, me certifikatën e vdekjes trupi i dërgohet morgut, ndërkohë që të afërmit përgatiteshin për funeralin. Ata nuk e besuan kur morën një telefonatë nga morgu, të cilët thanë se hallë Janina ishte gjallë dhe shumë mirë me shëndet. Pas kësaj gruaja u dërgua në shtëpi.

Doktor Weslawa Czyz, i cili kishte konstatuar vdekjen e saj, thotë se nuk e kupton se çfarë ka ndodhur.

“Isha i sigurt që ajo kishte vdekur”,tha mjeku i hutuar.

Janina nuk mban mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur, përveç faktit se u ankua se kishte pak ftohtë. Ajo që është e sigurt, është fakti se për ta deklaruar 91-vjeçaren të vdekur, duhet ta mendojnë dy herë një gjë të tillë.

KOMENTE