English

Shërbimi i Urgjencës së Tiranës shpreh se janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara për Dr Florin

Më datë 17. 11. 2014, në orën 9:45 minuta, është paraqitur pranë shërbimit të Urgjencës Tiranë, një grua e cila nuk ka pranuar të identifikohej, për të kërkuar ndihmë, pasi burri i saj kishte konsumuar alkool dhe ishte shumë i axhituar.

Në shërbimin e Urgjencës ka qenë mjek primar E. D., dhe infermier primar A. Sh. Nga ky i fundit i është thënë familjares se, në të raste të tilla kur pacienti është shumë i axhituar, ekipi mjekësor duhet të shoqërohet nga policia e rendit. Gruaja nuk ka pranur praninë e policisë dhe është larguar.

Më pas, në orën 10:05 minuta është lajmëruar me telefon urgjenca dhe është dërguar menjëherë autoambulanca me ekip mjekësor A. K., infermier N. S., dhe shofer M. A. Pacienti është gjetur pa shenja jete nga ekipi mjekësor; i është dhënë ndihma e parë me anë të procedurës së reanimimit zemër-mushkëri, i është injektuar “Adrenalinë”. Menjëherë, pacienti është dërguar në QSUT nga autoambulanca e Shërbimit të Urgjencës. Çdo procedurë e ndjekur për rastin e djeshëm është e dokumentuar tek regjistri i vizitave të shërbimit të urgjencës.

Fatkeqësisht, kohët e fundit janë përcjellë tek publiku informacione që kanë rezultuar të pasakta dhe të paplota lidhur me funksionimin e shërbimit të urgjencës. Kështu, edhe përsa i përket shërbimit mjekësor të ofruar nga Urgjenca e Tiranës për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e ditës së martë, dt. 4/11/2014, u provua faktiktikisht se informacioni i përhapur në media, ku aludohej për mungesë autoambulancash dhe ekipesh mjekësore, apo vonesë në kohën e mbërritjes në vendngjarje, ishte i pasktë dhe paplotë. Që nga moment i parë i marrjes së telefonatës, të dy autoambulancat, me ekipet përkatëse mjekësore, të përbëra nga mjeku, infermieri dhe shoferi, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë mbërritur në një kohë shumë të shpejtë.

Ministria e Shëndetësisë, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm të medias në përcjellejn e informacioneve me interes për publikun, përfshirë edhe ato të shëndetësisë, ju fton që përpara përcjelljes së informacioneve të ngjashme që lidhen me çështje të ndjeshme të shëndetit publik, por edhe me ndikim në sigurinë publike, të konfirmoni burimet tuaja me informacionin zyrtar të përcjellë nga institucionet e sistemit të kujdesit shëndetësor.

KOMENTE