English

A është kosi i tregut i shëndetshëm? Bëni testin

A ESHTE KOSI I TREGUT KOS I SHENDETSHEM? BENI TESTIN!

Kosi eshte pa dyshim ushqim me i mire dhe i dobishem se sa vete qumeshti. Mikrobet qe ai permban sherbejne per te pasuruar aparatin tone tretes me mikroorganizma teper te vlefshem per ne.

A E DINI SE MIKROORGANIZMAT E APARATIT TRETES VLEJNE EDHE PER TE LARGUAR METALET E RENDA DHE PESTICIDET NGA TRUPI?

Prandaj kosi eshte i çmuar, sepse ai e pasuron aparatin tretes me keto mikroorganizma.
Pervec ketij roli, probiotiket e kosit mund te ndihmojne akoma edhe ne parandalimin e depresionit, mbipeshes dhe semundjes se Alzheimerit!

Por, a eshte kosi qe ne blejme, ushqimi i dobishem per vetite e lart permendura?

Ja si mund ta provoni:

Vendosni nje luge kos ne 1 liter qumesht te ngrohte dhe lereni jashte. Nese qumeshti do te behet kos atehere jeni ne rregull Perndryshe kosi qe keni nuk vlen aspak!
Personalisht, shprehet dietologia Blerina Bombaj, ju keshilloj qe kosin ta beni vete ne shtepi, nga qumesht cilesor i pasterizuar, pa u shqetesuar shume per yndyren sepse, dobite qe sjellin kulturat e gjalla te kosit i tejkalojne vetite "e padeshiruara" te yndyres shtazore te bulmetit!

KOMENTE