English

Hapet për vizitorët bunkeri anti-bërthamor i komunizmit pranë repartit Shish Tufinë

Sot hapet për vizitorët bunkeri anti-bërthamor i komunizmit. Kryeministri Rama ashtu siç kishte premtuar që këtë 70 vjetor të çlirimit nga fashizmi të hapej për publikun pallati i nëndheshëm me 106 dhoma që shërbenin për raste lufte, për strehimin e byrosë politike të Shqipërisë. Në përbërjen e tij ka apartamente, zyra, salla të madhe, ku mblidhej shtabi i përgjithshëm, madje edhe Kuvendi Popullor.

Rama ka njoftuar edhe në rrjetin e tij social "Twitter".

“Në 11:00 sot,çelim për publikun bunkerin e fshehtë antiatomik të diktaturës komuniste! Çudira të vjetra e surpriza të reja në një pallat nën tokë”.

Bunkeri i surprizave ndodhet pranë repartit ushtarak të Shish Tufinës, ishte një projekt gjigant me 5 kate nëntokë i ndërtuar gjatë viteve '70.

KOMENTE