Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e PD-së nis në orën 12-të. Protestuesit nga rrethet zbarkojnë në Tiranë
English

Protesta e PD-së nis në orën 12-të. Protestuesit nga rrethet zbarkojnë në Tiranë

Partia Demokratike do të zbrësë sot në shesh para Kryeministrisë në një tubim paqësor kundër paligjshmërisë që qeverisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend.

Protesta, të cilës do ti bashkohen qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit pritet të nisë rreth orës 12:00 të mesditës nga sheshi “Skëndërbej” për të ndaluar më pas para Kryeministrisë.
Policia e Kryeqytetit njoftoi sot se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të protestës së nesërme së opozitës.

Simpatizantët e PD-së sipas rretheve

Berat, 4 autobusë me simpatizantë

Rreth 200 simpatizantë demokratë nga qyteti i Beratit janë nisur mëngjesin e sotëm për t’iu bashkuar protestës. Ata u organizuan të nisen bashkarish me autobusë.

Korçë, 12 autobusë me militantë

Rreth 12 autobusë me simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së PD-së. Dhjetëra simpatizantë janë mbledhur në orën 06:00 të mëngjesit në pika të ndryshme të qarkut të Korçës, ndërsa më pas janë nisur drejt kryeqytetit. Jashtë kamerës së “A1 Report” simpatizantët e PD-së kërkojnë të mos publikohen në media pasi kjo rrezikon seriozisht vendin e tyre të punës.

Dibër, 1 mijë militantë drejt Tiranës

Rreth 1 mijë simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga Dibra për t’iu bashkuar protestës. Shumica u organizuan bashkarish me autobusë, ndërsa e shumë të tjerë me automjetet e tyre personale.

Vlorë, 200 simpatizantë të PD për të protestë

Vlora vërehet se ka numrin më të vogël të simpatizantëve që do t’i bashkohen protestës së demokratëve në Tiranë. 3 autobusë janë nisur këtë mëngjes nga qyteti bregdetar, me rreth 200 militantë të PD-së.

Nga Kukësi pritet të mbërrijnë 1000 mijë protestues, ndërsa 1500 militantë të tjerë nga Lezha.

Fier, nisen 8 autobusë me militantë

Nga qyteti i Fierit u nisën 8 autobusë në drejtim të Tiranës, ndërsa sipas kreut të Partisë Demokratike Fier, Luan Baci, shumë prej tyre janë nisur edhe me mjetet e tyre private.

Këto janë informacionet lidhur me personat që pritet të mbërrijnë në Tiranë të përkrahin sot opozitën, organizim i cili mendohet se financohet nga ana e forcës së djathtë.

Protesta e Partisë Demokratike fillon në orën 12:00 nga sheshi "Skënderbej", për të vazhduar marshimin drejt Kryeministrisë.

KOMENTE