Ju kujtohen ato ditë kur seksi me bashkëshortin tuaj mund të ishte spontan? Kur ju mund të vendosnit në çast që të bënit një lojë të marrë gjatë një pasdite të qetë? Kur mund të kalonit kohën duke u kënaqur natën para se ta transferonit ballon në dhomën e gjumit? Kohët tashmë kanë ndryshuar, shkruan"doktoriim". Tani truri juaj është i mbushur me këngë të ndryshme fëmijësh, programe të mësimeve për vogëlushët dhe me një kërkim të pafund për të gjetur kohë për një filxhan kafe. Me një të vogël në shtëpi, për të mos përmendur grafikun e ovulacioneve që duhet monitoruar, seksi spontan ndoshta nuk është më një alternativë. Në qoftë se doni të përpiqeni të keni një fëmijë tjetër pa u ndërprerë nga foshnja juaj, do të duhet të jeni krijues kur është fjala për seks (dhe nuk flasim thjesht për pozicionet).
Më poshtë janë disa mënyra për të bërë seks vjedhurazi:
Rregulloni një takim. Në qoftë se e dini që më parë se kur e keni ovulacionin (ose në qoftë se e monitoroni me kujdes ciklin tuaj) ju do të doni ta programoni seksin. Dhe ndërsa mund të mos tingëllojë romantike ju mund të zbaviteni me këtë gjë. Bëni çfarë mundeni për ta pastruar kalendarin tuaj nga disa detyrime që kanë të bëjnë me foshnjën tuaj dhe konsiderojeni këtë kohë si një kohë cilësore të çiftit. Ose mund të përfitoni nga koha që foshnja juaj bën një sy gjumë për të kaluar në një seancë për të konceptuar foshnjën tuaj të dytë. Ose më mirë rregullojeni që të voglin tuaj ta marrë gjyshja për një pasdite në qoftë se është e mundur. Asnjë nuk ka nevojë të dijë se çfarë do të bëni ju dhe bashkëshorti juaj.
Luani spontanisht me bashkëshortin tuaj. Në qoftë se keni një indikacion në një ditë që është koha për të vepruar, (qoftë ky një lexim i temperaturës bazale të trupit ose ndonjë metodë tjetër), kapeni mundësinë pavarësisht kufizimeve të zakonshme të ditëve të javës. Lëreni fëmijën tuaj në kopësht apo me një kujdestar fëmijësh, njoftoni në qendrën e punës që jeni sëmurë dhe merruni me biznesin e bërjes së fëmijës. Të ndjeheni çapkëne e bën seksin edhe më pikant.
Restauroni dhomën e gjumit. A fle i vogli juaj në dhomën e mamit dhe babit? Tani që ju po punoni për një shtatzëni të dytë (dhe po kërkoni një farë privatësie për ta bërë këtë të ndodhë) mund të jetë momenti i duhur për ta çuar atë në një dhomë tjetër. Me pak fat ju mundeni që së shpejti të keni edhe një foshnjë tjetër dhe kjo dhomë gjumi mund të jetë një hapësirë e paktë për ju. Pra fillojeni procesin e largimit të vogëlushit nga dhoma juaj e gjumit. Kjo jo vetëm do të sigurojë pak liri për ju që të merreni me punët e dhomës së gjumit kur ju të keni nevojë për këtë gjë, por edhe do të keni një korrigjim më pak për të bërë kur të lindet fëmija i dytë.