English

Balla: Vizitë në HEC-in e Rapunit. Investim me vlerë 25 milionë euro.

Së bashku me Kryeministrin Rama, gjatë vizitës në në hidrocentralet “Rapun 1” dhe “Rapun 2” njoftuam përgatitjen e një pakete të re financiare për shlyerjen e detyrimeve ndaj gjithë investitorëve privatë në sistemin energjetik. Këto dy hidrocentrale të ndërtuara në rrjedhën e përroit Rapun, në rrethin e Librazhdit, me fuqi të përbashkët rreth 10 megavat do të mbulojnë nevojat për energji të rrethit të Librazhdit, por jo vetëm. Vlera e këtij investimi shkon në 25 milionë euro. Taulant Balla: “ Me këtë sasi energjie që prodhohet nga këto dy hidrocentrale Librazhdi mund të eksportojë energji edhe për Elbasanin. Kështu që ky është një projekt shumë i madh energjetik. Falënderoj shumë kompaninë Aktor, që është kompania zbatuese e këtij projekti dhe që kanë bërë një punë shumë të mirë, edhe duke respektuar kriteret ekologjike. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ky ka qenë edhe kujdesi im i veçantë lidhur me këtë projekt. Jemi krenar për një projekt që garanton njëlloj pavarësie energjetike të kësaj zone nga sistemi i përgjithshëm energjetik. Është rasti të themi se Librazhdi është paguesi më i mirë i energjisë elektrike në Shqipëri dhe nuk ka pse të penalizohet nga ata njerëz të cilët nuk paguajnë energjinë elektrike dhe nga ata 2-3 vetë që dalin marrin në mbrojtje ata që nuk paguajnë faturat”.
Ndërkohë kryeministri Rama u shpres se sot Librazhdi po jeton një epokë tjetër, ndryshe nga ajo e një viti më parë, kur ccdo gjë ishte në mjerim. Kryeministri Rama: “Ne këtu na kanë parë në të shkuarën bashkë me Taulantin në situata mjerimi dhe rrënimi nga të 4 anët, pa punë, pa infrastrukturë, në këtë zonë këtu që përmbytej dhe shkaktonte tragjedi, ndërkohë që sot, këtu, jemi përsëri sëbashku për të inkurajuar më tutje një proces transformimi dhe rilindje të Librazhdit. Një hidrocentral i ri do të mbulojë të gjithë nevojat e gjithë kësaj zone dhe në ndërkohë, është shumë e rëndësishëm që nga këtu t’ju them të gjithë shqiptarëve se falë operacionit të filluar dhe që nuk do të ndalet, kundër hajdutëve të energjisë dhe falë kësaj vendosmërie për të kthyer këtë pasuri të madhe që është pasuria jonë energjetike, nga një hall i madh, nga një gropë e madhe, nga një litar në këmbët e shqiptarëve në një burim mirëqenieje, thjeshtë dhe vetëm vullneti i shprehur i kësaj faze shumë fillestare, ka bërë që bankat të na takojnë për të konfirmuar vullnetin e Qeverisë dhe kështu të fillojmë punën për një paketë financiare e cila do të na mundësojë shlyerjen e detyrimeve ndaj gjithë investitorëve në sistemin energjetik me këto hidrocentrale private dhe që do të thotë se pastaj do të jemi në kushtet që të negociojmë një çmim energjie, të vendosur në mënyrë arbitrare, në mënyrë abuzive dhe në mënyrën më të papërgjegjshme nga qeveria paraardhëse për të marrë energjinë nga këto hidrocentrale me 10 lekë më shumë sesa nga importi. Çka e bënte këtë energji shumë më të shtrenjtë. Çka i ka futur këto hidrocentrale të gjitha në situatë borxhi dhe kolapsi. Dhe çka e bën praktikisht nul përpjekjen për të ulur çmimin e energjisë nga rritja e prodhimit vendas.
Në momentin kur ne do të ri negociojmë me këto hidrocentrale, këto hidrocentrale do të jenë në gjendje që t’i ofrojnë energji edhe subjekteve private që do të duan ta marrin këtë drejtpërdrejtë dhe ky është një rezultat i parë i këtij operacioni. Ndaj unë dua t’i them të gjithë shqiptarëve që Shqipëria evropiane nuk bëhet duke vazhduar në rrugën e rrënimit, por bëhet duke marrë përsipër edhe sakrificat e rrugës së re të ndërtimit të Shqipërisë evropiane, sakrifica që nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë rritjen e çmimit të energjisë në mënyrë të mëtejshme për ata që paguajnë dhe lënien e atyre që vjedhin të vazhdojnë të vjedhin, kështu që ata që paguajnë, paguajnë për ata që vjedhin, por nënkupton që çdokush të paguajë atë që i takon, në mënyrë që pastaj të vijmë në një fazë tjetër më tutje, kur të jemi në gjendje të flasim edhe për ulje të çmimit, të flasim edhe për ulje të TVSH mbi energjinë për familjarët.
Por të gjitha këto kërkojnë, në radhë të parë, që të ngremë në këmbë një organizëm të shtrirë përtokë nga një kancer hajdutërie dhe papërgjegjshmërie qeverisëse.
Kështu që nuk ka pikë dyshimi, operacioni do të vazhdojë pa kompromis, pa tolerance, pa parë majtas dhe djathtas. Kush do të vjedhë energjinë nuk pak asnjë mundësi të bashkëjetojë me ne në lirinë e kësaj shoqërie, por do të shkojë aty ku e ka vendin, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Kush do të kontribuojë do të shohë vit pas viti...”

KOMENTE