Kryetari i grupit parlamentar demokrat denoncon rastin e drejtorit të OSHEE në Lushnjë, i cili nuk paguan energjinë që shpenzon me biznesin e tij në vlerën 1 milionë e 600 mijë lekë. Abuzuesit më të mëdhenj të energjisë janë vetë qeveritarët
Edi Rama ka caktuar në krye të operatorit shqiptar të energjisë hajdutë, përfitues dhe abuzues me pasurinë publike.
Edi Rama nuk krijon asnjë vend pune për të varfërit që të kenë mundësi të shlyejnë pagesat e energjisë, dhe nuk jep asnjë alternativë tjetër vec burgut, ndërkohë që në krye të OSHEE ka caktuar njerëz që vjedhin vetë energjinë.
Drejtori i OSHEE-së së Edi Ramës në Lushnjë ka favorizuar biznesin e tij, duke mos i paguar faturat e energjisë. Ky drejtor i Edi Ramës ka vjedhur të paktën 1 milionë e 600 mijë lekë. Ja ku është këtu fatura, që e nxjerr atë debitor.
Cfarë ka ndodhur me drejtorin e Ramës. A është ai sot në burg, si dhjetra e qindra hallexhinj që nuk e paguajnë dot energjinë se nuk kanë bukë të hanë, sepse qeveria nuk ka hapur asnjë vend pune por ka mbyllur me mijëra?
Jo nuk është në burg, është drejtor, është numri një i Energjisë për Lushnjën.
Ky është modeli i Edi Ramës. Mbush burgun me të pamundur që nuk kanë njohje dhe s’kanë mundësi të paguajnë se nuk ushqejnë dot fëmijët, dhe shpërblen e bën shef të Energjisë, një hajdut, vetëm pse është miku i tij.
Na thoni ju tani, kush i mbron hajdutët e energjisë? Opozita që kërkon t’u jepet të varfërve një mundësi për të paguar, sepse janë pa punë dhe pa të ardhura, apo Edi Rama që bën hajdutin e energjisë, drejtor të energjisë.
Ky nuk është rasti i vetëm. Hajdutëria është mënyra se si qeveriset e si menaxhohet energjia në vend.
Problemi më i madh me energjinë sot, është vjedhja që bëjnë njerëzit e Edi Ramës. Humbjet më të mëdha vijnë nga korrupsioni qeveritar dhe favoret klienteliste me energjinë, ku vetëm me një tender vidhen 7 milionë euro.
Gropën më të madhe sistemit ia krijoi vetë Edi Rama me skandalin korruptiv të CEZ, duke i dhuruar kompanisë 600 milionë euro fatura ta pashlyera të njohura nga ajo vetë. Para që po u merren shqiptarëve me kërbacin e policisë dhe me burg.
Partia Demokratike dënon me forcë standartin e dyfishtë të Edi Ramës dhe pabarazinë para ligjit. Qytetarët e varfër e të pamundur i fut në qeli, hajdutët e mëdhenj të energjisë i bën drejtorë.
Ky është Edi Rama.
Ndaj Shqipëria është në protestë, dhe protesta nuk ndalet.