English

Policia e Qarkut Elbasan procedon 3 shtetas. Emrat

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, ka proceduar tre persona për ndërtime pa leje. Më konkretisht, janë proceduar si më poshtë shtetasit :

1. B.M, 58 vjec, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit, është konstatuar se po ndërtonte një mur rrethues pranë një objekti, i pa pajisur me lejen përkatëse të ndërtimit.

2. R.B, 48 vjec, banues në fshatin Valas të Elbasanit, pasi po në këtë fshat, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar se po ndërtonte një objekt pa lejen përkatëse të ndërtimit.

3. H.N, 53 vjec, banues në fshatin Cërunjë Elbasan, pasi është konstatuar nga ana e forcave të policisë se po ndërtonte një objekt pa leje.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

KOMENTE