English

John Kerry uron Shqipërinë për 102 vjetorin e Pavarësisë

Deklaratë për Shtyp
John Kerry, Sekretar i Shtetit

"Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë uroj popullin e Shqipërisë, ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë tuaj më 28 nëntor.
Shqipëria është një aleat i fortë dhe i besueshëm i NATO-s dhe një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. E falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tij ndaj misioneve të ISAF në Afganistan, si dhe për kontributin e tyre të menjëhershme dhe me vlerë në koalicionin botëror për të luftuar ISIL.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përgëzoj progresin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë Euro - Atlantik.
Në këtë ditë të veçantë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si një partner dhe aleat i patundur".

Departmenti i Shtetit Amerikan

KOMENTE