Me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të atdheut, u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes Ceremonia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në ceremoninë jubilare ku merrte pjesë edhe Kryeministri Rama ishin të pranishëm Presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i FA-ve shqiptare, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral Major Jeronim Bazo, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, atashe ushtarakë, përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli iu drejtua me një përshëndetje pjesëmarrësve, ku theksoi se “29 nëntori është një ditë e shënuar në historinë popullit tonë, e cila kurorëzoi një përpjekje heroike kundër tiranisë”.
Në fund të ceremonisë truprojat e nderit bëri dhe një demonstrim ushtarak. Në mënyrë simbolike trupat krijuan simbolin e 70 vjetorit të Çlirimit. Forcat Ajrore ishin pjesë e kësaj ceremonie.