English

Fshati ku banorët jetojnë lakuriq, në qendër të Britanisë (FOTO)

Në fakt ai duket në pamje të parë si çdo fshat tjetër në Britani, por po të futesh madje të kalosh pak orë atje e kupton se ka një ndryshim të madh me fshatrat e tjerë.
Në mesin e atij fshati të rregulluar, me shtëpi të bukura dhe ambjent të pastër qëndron një grup i banorëve që jetojnë jetën pak ndryshe.

Njerëzit e Spielplatz në BRICKET Wood, Hertfordshire, formojnë një prej fshatrave të zhveshur të vendit, që kanë jetuarlakuriq për më shumë se 85 vjet.

Jetesa e tyre ka qenë e hapur madje dhe për realizimin e një dokumentari i cili është shfaqur për publikun. Në mesin e tyre që shijojnë jetën në Spielplatz - që do të thotë "shesh lojërash" në gjermanisht - është Iseult Richardson, 82 vjeç babai i të cilit e ka themeluar komunitetin në 1929.

Ai thotë që çdo gjë tjetër është normale, vetëm ky është ndryshimi, që ne jetojmë lakuriq, por që nuk rrimë gjithë kohës, pasi kushdo mund të vishet kur deshiron për kryerjen e punëve të ndryshme, ose mund ti kryeje pa rroba.
Por një debat është i hapur pasi po diskutohet që dhe vizitorët që vijnë për të parë të afërmit të zhvishen lakuriq kur të vijnë për vizitë.

KOMENTE