English

Polici i bardhë, Darren Wilson jep dorëheqjen por nuk akuzohet si vrasës

Punonjësi i policisë, i bardhë i cili qëlloi për vdekje adoleshentin i paarmatosur Michael Brown, me ngjyrë, në qytetin amerikan të Ferguson ka dhënë dorëheqjen, shprehet avokati i tij.

Darren Wilson, i cili kishte qenë në pushim administrativ që nga vrasja, i tha një gazete se ai nuk ka dashur të vërë jetën e kolegëve të policisë në rrezik.

Dorëheqja ishte, tha ai, ishte "gjëja më e vështirë" që ai kishte për të bërë ndonjëherë.

Trazirat tronditën Ferguson dhe fshatrat e tjera, gjatë kësaj jave pasi juria vendosi se ai nuk duhet të akuzohet për vrasje.

Korrespondenti i BBC-së në Uashington, Tom Esslemont, thotë se për shumë njerëz në Ferguson, ishte vetëm një çështje kohe para se Z. Wilson dha dorëheqjen.

Avokati i tij tha se dorëheqja e tij ishte në fuqi menjëherë.

"Vrasja në 9 gusht në periferi të St Louis dhe vendimi për të mos ngarkuar Z. Wilson si vrasës, shkaktoi një debat mbarëkombëtar mbi marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të zinj dhe zbatimit të ligjit.

KOMENTE