English

ADN-ja vërteton se foshnja e vdekur i përkiste çiftit M.Ç. dhe SH.Ç

Më 16 nëntor në kryeqytet, 20 vjeçarja me iniciale M.Ç., solli në jetë foshnjën e saj, por pak minuta më vonë asaj iu komentua se ajo ishte e vdekur.

Nëna nuk e pranoi këtë fakt, madje ajo akuzoi mjekët për ndërrimin e foshnjës deri me denoncim në polici.

Pas një hetimi disa ditësh nga ana e policisë del në dritë dhe rezultati i ADN-së si prova më e besueshme.

me inicialet M.Ç. dhe SH.Ç., “Mbretëresha Geraldine” hedh poshtë pretendimet përmes analizave të ADN-së.

“Në përfundim të analizave të ADN-së të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezulton se foshnja e cila fatkeqësisht lindi i pajetë ishte e çiftit me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç. , duke bërë që pretendimet e tyre të rezultojnë të pavërteta.

Kështu pas denoncimit në Policinë e Tiranës nga çifti, ekspertë të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë Shkencore kanë kryer analizën e ADN-së, e cila vërteton se foshnja është i çiftit me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç.

Materniteti “Mbretëresha Geraldine” është gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe kujdeset, si për nënën ashtu edhe për foshnjat që vijnë në jetë”, thuhet në deklaratën e këtij materniteti.

Nëna e re nuk e pranoi dot faktin se foshnja kishte lindur i vdekur, kështu që ajo akuzoi bluzat e bardha të maternitetit të Tiranës, se i kanë ndërruar foshnjën.

Kallëzimin në polici e ka bërë vetë bashkëshorti i 20-vjeçares, Sh.Ç., i cili pretendoi gjatë dëshmisë së tij se, në maternitet pas lindjes së foshnjës, mjekët i kanë thënë se ka lindur i vdekur, duke ngritur dyshime tek familjarët se e kanë ndërruar atë.

KOMENTE