English

Avokati Bashkim Hoxha, ka kërcënuar kryeministrin Rama me SMS në telefon

Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka marrë disa kërcënime në celularin e tij, nga avokati Bashkim Hoxha.

Ky i fundit është arrestuar ditën e diel nga policia e Tiranës, ndërkohë që nesër pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj tij, dhe do të hetojë në lidhje me një mesazh kërcënues dërguar kreut të qeverisë në orën 04:00 të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e 102-vjetorit të pavarësisë, shkruan "Shekulli".

Kërcënimet e Hoxhës ndaj Kryeministrit bëheshin nëpërmjet mesazheve në celular. Mësohet se ato kanë vazhduar për ditë me radhë, madje edhe gjatë orëve të vona të natës.

Bashkim Hoxha është një ndër avokatët që kanë mbrojtur Dritan Dajtin, person i akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës, në vitin 2009.

KOMENTE