English

INSTAT, tregon për një rritje të deficitit tregtar me 20,4%

Në muajin Tetor 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë,
duke u ulur me 0,3 % në krahasim me Tetor 2013 dhe duke u rritur me 4,2 % në krahasim me Shtator
2014. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”
me 27,9 %. Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë
këmbimi” me 33,7 %, “Tekstile dhe këpucë” me 25,3 % dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 23,7 %.

Në muajin Tetor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,5 % në
krahasim me Tetor 2013 dhe 8,9 % në krahasim me Shtator 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë
patur importet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 41,1 %, “Produkte kimike dhe
plastike” me 15,4 % dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 14,9 %. Rënie më të madhe vjetore patën
importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 19,4 %.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke shënuar një rritje me 20,4 % krahasuar me Tetor
2013 dhe 12,6 % në krahasim me Shtator 2014.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 69,4 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë
Italia (39,6 %), Greqia (7,3 %), Kina (5,2 %) dhe Turqia (5,0 %).

KOMENTE