Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi dy projektligjet “Për ratifikimin e ndryshimit nr.3, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme” dhe “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan”.
Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Financave. Pas shqyrtimit të projektligjeve, deputetët votuan pro tyre duke i kaluar për votim në seancë plenare.