Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, në bashkëpunim me Njësinë e Mbikqyrjes së lojrave të fatit Tiranë dhe me Prokurorinë Kurbin, falë një pune të mirëorganizuar, në vijim të operacionit policor “Fundi i Marrëzisë”, u ushtrua kontroll në disa pika lojrash fati në qytetin e Laçit.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan:
13 copë kompjutera lojrash fati.
3 copë tavolina pokeri.
1 rulotë lojrash .
Ndërkohë që filloi proçedimi penal në ngarkim të shtetasve:
A. Ll,
E.N,
Sh.H , që të tre banues në Laç, Kurbin.
Proçedimi ndaj tyre filloi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e tyre ju gjetën paisje lojrash fati për të cilat këto shtetas ishin të paliçensuar.
Materialet e përgatitura, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të "Organizim i llotarive të palejuara"dhe "Vënia në dispozicion të lokaleve për llotari të palejuara" parashikuar nga nenet 197dhe 198 të Kodit Penal.