Ditën e sotme, nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Sporti 1”. Në kuadër të këtij operacioni, është kapur një sasi prej 12 kg bimë e dyshuar si cannabis sattiva.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të dyshuar :
Tomor Pengu, 47 vjeç, banues në lagjen 10,
Andrea Kapurani, 22 vjeç, banues në lagjen 18,
Olgor Metolli, 21 vjeç, banues në lagjen 10,
Gjergji Panolli, 25 vjeç, banues në lagjen 10,
Mikel Kodra, 19 vjeç, banues në Moravë - Korçë,
si dhe është proçeduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, të parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal, shtetësja :
L. K, banuese në Vreshtas të Korcës.
Arrestimi i tyre, u bë pasi shtetasit e lart përmendur, kryenin aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes të bimës narkotike canabis sativa në qytetin e Korçës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Tomor Pengu, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale,
1. Një sasi prej 12 kg. bimë e dyshuar si cannabis sattiva,
2. Dy peshore elektronike,
3. Shtatë aparate telefonike celular dhe një automjet i markës Alfa Romeo.
Ndërkohë, vazhdon puna nga ana e forcave të policisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale .
Materialet në ngarkim, të shtetasve të mësipërm, do i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor të Korcës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike", të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korcës.