English

Liban arreston gruan e udhëheqësit tështetit Islamik, Bagdadi

Forcat libaneze të sigurisë kanë arrestuar një grua dhe djalin e shtetit islam (IS) Ebu Bekr el-Bagdadi pranë kufirit me Sirinë.

Personat emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u kapën nga inteligjenca ushtarake pas hyrjes në Liban 10 ditë më parë.

Gazeta el-Safir raportoi se gruaja e Bagdadit ishte marrë në pyetje në ministrinë libaneze të mbrojtjes.

Në qershor, Bagdadi u emërua udhëheqës i "kalifatit" i krijuar nga IS në pjesët e Sirisë dhe të Irakut që ajo kontrollon.

Muajin e kaluar, grupi i mohoi njoftimet se ai ishte vrarë apo plagosur në një sulm ajror nga forcat e udhëhequra nga SHBA pranë qytetit verior të Irakut, Mosul.

Ajo lëshoi një regjistrim audio ku supozohet se Bagdadi, tha se kalifati u zgjerua dhe bën thirrje për "Vullkan të xhihadit" .

KOMENTE