Qeveria ka reduktuar gjobën për shoferët në rast nuk e respektojnë atë.
Ministria e Brendshme, është tërhequr nga shifra e lartë prej 40 mijë lekësh që propozohej për shoferët që shkelin semaforin e kuq, duke përcaktuar në 30 mijë lekë gjobën maksimale.
Kjo tërheqje e Ministrisë, duke se pranon kërkesën e deputetëve të mazhorancës të cilët kanë kërkuar me këmbëngulje përgjysmimin e gjobave.
Sipas ndryshimeve të propozuara, nëse një drejtues automjeti shkel semaforin apo urdhrin e policit për të ndaluar, atëherë do të ndëshkohet nga 20-30 mijë lekë të reja.
Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së shkeljes së semaforit deputetët kanë rënë dakord me Ministrinë që në rastet kur gabimi përsëritet më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 muaj deri në 1 vit.
Ligji u miratua pa shumë diskutime, çka solli pakënaqesi edhe brenda deputetëve të shumicës.