English

FAO, tashmë zyrë përfaqësie edhe në Shqipëri

Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO),ka nënshkruar marrëveshje edhe me Ministrinë e Bujqësisë në Shqipëri që të ketë zyrën e saj edhe në Tiranë.

Marrëveshja është nënshkruar nga pala shqiptare në Itali, nga vetë ministri shqiptar i bujqësisë Edmond Panariti ndërsa nga pala e FAO-s drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Jose Graziano da Silva.

“Hapja e kësaj zyre bëhet në momentin e duhur, pasi Shqipëria sapo ka marrë statusin e vendit kandidat. FAO do të jetë tashmë në Shqipëri për ta ndihmuar vendin dhe në veçanti Ministrinë e Bujqësisë, në hapat e mëtejshëm që ajo do të ndërmarrë”, tha drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Jose Graziano Da Silva.

Ndërsa Panariti theksoi: “Sfida jonë e radhës është që këtë zyrë ta fuqizojmë, në mënyrë që ajo të luajë një rol jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit”.

KOMENTE