English

Shehu: JO bashkëjetesën e LGBT-së. Godet Kodin e Familjes

Drejtuesi i sapozgjedhur i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur kundër propozimit për bashkëjetesën e LGBT-së. “Ministria e Çështjeve Sociale dhe ajo e Drejtësisë duan të godasin Kodin e Familjes duke tentuar të ndryshojnë në Kuvend nenet 163 dhe 164 të kodit”, tha Shehu.

Sipas tij futja e konceptit të bashkëjetesës së homoseksuale në kod, i hap rrugë martesave gay në Shqipëri si dhe adaptimit të fëmijëve nga çiftet gay. Shehu thotë se kjo do të shkatërroj bazat e familjes. “Me këto ndryshime shkatërrohet tradita jonë dhe e njerëzimit, më e mira e garantja për të ardhmen e shoqërisë. Familja është e shenjtë, ajo nuk mund të preket!”, theksoi Shehu.

Më tej ish-deputeti demokrat tha se ai është kundër diskriminim të LGBT-së. “Ne kemi ligj të mirë kundër diskriminimit, i cili duhet të aplikohet. Të kundërshtosh këtë propozim do të thotë të mbrosh themelin e familjes e shoqërisë njerëzore, të ardhmen e saj”, tha ai për “Shekulli Online”.

KOMENTE