English

Ushqim për bebet pa qënë kuzhiniere e përsosur

Receta për ushqimin e foshnjave të përgatitura në shtëpi nga doktoriim.

Nuk ka nevojë të jeni ndonjë kuzhiniere e mbaruar për të prodhuar ushqime të shijshme dhe me vlera ushqimore të përgatitura në shtëpi për foshnjën tuaj. Më poshtë do të gjeni shtatë receta të cilat i vogli juaj do t’i pëlqejë.

Përgatitja e ushqimeve të fëmijëve në shtëpi është më e lehtë nga sa ju mund ta mendoni, për të mos përmendur këtu edhe kuletën. Veç kësaj, ushqimet e përgatitura në shtëpi ju lejojnë juve të kontrolloni se çfarë përmbajtje do të ketë përzierja dhe nëse në të ka tepër sheqer apo kripë. Për të mos rrezikuar, sigurohuni që i vogli juaj nuk është alergjik ndaj ndonjë ushqimi para se t’i jepni atij ushqime të kombinuara dhe mos kini frikë të jeni krijuese, foshnjat mund t’i hanë pothuaj të gjithë llojet e mishit të bëra si pure që kur fillojnë të marrin ushqime të ngurta.

Në terma të pajisjeve, gjithçka ju nevojitet është një përzierës, përpunues i mishit, për të përgatitur ushqimin për foshnjën nga të njëjtët përbërës si edhe ushqimi i pjesës tjetër të familjes. Pureja e përgatitur kështu do të rrojë në frigorifer tre apo katër ditë, ose në ngrirje deri në maksimumi tre muaj. Depozitojeni ushqimin e përgatitur në shtëpi për foshnjën tuaj në enë të veçanta ose në tabaka që kanë kubikë akulli për të dhënë racione të cilat mund të shkrijnë gjatë natës.

A jeni gati? Atëherë ndiqni udhëzimet tona:

1.Drithëra të përgatitura me oriz bojëkafe

Drithërat me miell orizi janë një ushqim i dorës së parë, sepse përdorin oriz të pasur me fibra dhe proteina. Bluajeni orizin dhe ruajeni miellin e orizit në një enë të mbyllur ku nuk depërton ajër deri në kohën që do të përdoret. Në një vakt ngrënie, merrni dy lugë gjelle të miellit të orizit bojëkafe dhe hidheni në një filxhan me ujë të zier dhe përzijeni deri sa të krijohet një krem i trashë. Në qoftë se doni, këtë sasi përdoreni me qumësht të gjirit apo qumësht të marrë në dyqan në vend të ujit.

2.Gjalpë dhe patate të ëmbla

Këto lloj perimesh jo vetëm që janë plot aromë, por gjithashtu përmbajnë një dozë të shëndetëshme të vitaminës A, e cila stimulon shikimin dhe imunitetin. Prisni një tufë perimesh dhe vendoseni në furrë të ngrohur deri në 220 gradë Celsius. Pastaj lini një pjesë mënjanë për ta shërbyer në tryezën e të rriturve. Pjesën tjetër bëjeni pure për foshnjën tuaj deri sa të bëhet shumë e butë dhe shtojini pak kanellë për të ngacmuar mishrat e dhëmbëve të vogëlushit tuaj.

3. Pure e përgatitur me banane dhe mango

Ju mund të vini bast se ky ushqim i freskët e i mrekullueshëm është i pasur me vitamina A, C, B6, fibër dhe potas. I përzieni bananet dhe mangot në një përzierës deri sa të bëhen fare të buta, shtojini pak kos të thjeshtë dhe ushqimi është gati.

4. Banane dhe tërshërë

Ky ushqim është i pasur me lëndë ushqyese siç janë vitamina B, hekuri dhe fibrat, nuk është çudi që është një ushqim i preferuar. Për variantin e ëmbël të përgatitur në shtëpi, shtoni pak copa banane të pasura me potas dhe një lugë tërshërë (burim i mirë i kalciumit dhe hekurit). Pastaj përzijeni me qumësht gjiri apo të blerë në dyqan duke i holluar sa të mundeni.

5. Lëng molle apo dardhe

Ka një arsye që gojët e të vegjëlve hapen për lëngun e mollës, fakti që është i pasur me vitamina C dhe fibër. Dhe një dardhë e pjekur e shtuar në ushqimin e foshnjës për t’i dhënë më shumë shije. Shtypini copat e mollës deri sa të bëhet një pelte e butë, pastaj përzijeni ato më copat e dardhës deri sa të bëhet një masë e butë. Spërkateni me pak kanellë dhe jepjani foshnjës tuaj me një buzëqeshje (bëni një racion të madh sepse ndoshta edhe babai do të dojë ca).

6. Pure patatesh të pjekura

Ja se si të shndërroni një ushqim të preferuar të familjes në një ushqim të dashur për foshnjat. Përgatisni patate të pjekura dhe brokoli e djathë për darkën tuaj, veçoni një porcion të vogël për ta përzierë me pak ujë deri sa të zbutet. Përveç aromës së mirë, pjata është e pasur me hekuri, vitaminë C dhe kalcium që ndodhen me shumicë në brokoli, si edhe vitaminë B6, potas, mangan dhe vitaminë C që ndodhen me shumicë tek patatja. Dhe djathi? Ai përmban kalcium dhe vitaminë A.

7. Bifteku i foshnjave

Me përbërës si karota, selinoja, patate, qepë dhe mish pa dhjamë, bifteku është një ushqim që të kënaq dhe shërben mirë për rritjen e fëmijëve. Përgatitni biftekun tuaj të preferuar, por para se ta bëni shumë pikant, veçoni një racion për ta bërë pure. Në qoftë se përzierja është shumë e trashë, shtoni pak ujë dhe e përzieni përsëri.

KOMENTE