Ndërsa qëndronte ulur në një lokal te "Rruga e Kavajës" Tiranë, është qëlluar me 12 plumba 36 vjeçari Leka, ku dysimet e para bien bien mbi larje hesapesh të vjetra.
Leka është qëlluar nga dy persona në rrugicën "Islam Alla", Ai është nga Bulqiza dhe njihet si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës, i cili u vra në prill të këtij viti me breshëri kallashnikovi,me të cilin nga miqësia kaloi në konflikt të hapur pas plagosjes së Gentian Kacajt. Por para përplasjes me Gjin Nikën, Leka ka qenë I përfshirë në disa konflikte për kromin e Bulqizës, të cilat po ashtu forcojnë dyshimet e policisë së Tiranës se ndodhen para një vrasjeje me motive të qarta hakmarrje.
Për të arritur te autori I ngjarjes policia e ngritur në këmbë, ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë nga të cilat pritet të marrë material të vlefshëm për vrasjen.