Presidenti Barack Obama u dërgua në spital ditën e sotme të shtunë për të trajtuar një dhimbje të fytit, ka thënë Shtëpia e Bardhë .
Obama është ankuar për një dhimbje të fytit, dhe mjeku i tij, kapiteni Ronny Jackson, i ka rekomanduar të marrë test diagnostik në Walter Reed Qendrën Kombëtare Ushtarake Mjekësore në Bethesda, Maryland, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka cituar se mjeku i tij Jackson ka thënë se ai shkoi në spital thjesht për të qënë në kushte komoditeti dhe pë kollajllëk, jo për shkak se është urgjente.
Por udhëtim në klinikë shkruan "daily mail" ishte planifikuar me shpejtësi, kështu që gazetarët nuk mundën të ndjekin presidentin.
Obama, 53, kishte një provim fizik në maj, ku rezultoi se kishte shëndet të shkëlqyer.