Punon në KESH, nuk mund t'i faturosh energjinë... Kjo lojë apo politikë dukej se i ka patur rrënjët qysh prej më shumë se një dekade dhe tashmë duhet t'i themi stop, pasi asnjë nga vetë ata nuk e pranon se duhet të ndërgjegjësohet duke paguar detyrimin që i takon pasi kanë harxhuar.
234 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë shkarkuar nga detyra për shkak të mospagimit të energjisë elektrike.
Administratori i ri i OSHEE-së, Ardian Çela bëri të ditur se punonjësit janë shkarkuar nga detyra pasi rezultojnë debitorë prej shumë vitesh.
OSHEE-ja njoftoi se të gjithë ata qytetarë që nuk kanë paguar energjinë dhe që kanë të akumuluara shuma të mëdha, mund t’i paguajnë ato me këste me qëllim që të mos u rëndojë në ekonominë e tyre familjare.
Një ditë më parë kanë nisur shkarkimet nga puna edhe në administratën shtetërore për mospagimin e energjisë, për të njëjtën arsye një ditë më parë u liruan nga detyra 131 punonjës të Policisë së Burgjeve.