Pasditen e sotme si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike, pasi donin të rilidhnin energjinë e ndërprerë, ka humbur jetën djali 26 vjeçar dhe babai ndodhet në spital.
Sokol Kaca dhe babai i tij, Sami Kaca, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkaq, Sami Kaca ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
26-vjeçari, Sokol Kasa, duket se është dëmtuar më tepër nga korenti. Mësohet se ai ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit të traumës.
Bluzat e bardha konfirmojnë se i riu ka mbërritur i pajetë.I plagosur ka mbetur dhe Sami Kasa rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në terapi intensive në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në shtëpinë e viktimës ka mbërritur grupi hetimor i policisë, të cilët kanë nisur hetimet rreth ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në Mzez.