English

Eno Bozdo: Rama zyrtarisht po rrit çmimin e energjisë në errësirë e pa transparencë‏

Deklaratë e Enno Bozdos për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

Zyrtarisht qeveria ka kërkuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 22 përqind. Nga ana tjetër, kompania OSHEE, 100 përqind në pronësi të qeverisë, pra përsëri qeveria, kërkon një rritje cmimi më shumë se 60%. Një tallje masive për shqiptarët, të cilët tashmë e kanë kuptuar se çmimi përfundimisht do të rritet!

Më në fund, qeveria e pranoi vetë, se dhurata që ajo ka menduar për qytetarët këtë fundviti, është rritja e çmimit të energjisë.

Pasi në fushate premtoi uljen e çmimit të energjisë, Edi Rama u fsheh për muaj të tërë pas përbetimeve të kota për mosrritjen e cmimit. Por e vërteta doli në dritë të diellit. Duke dërguar sinjale të paqarta, në mungesë totale të transparencës, në errësirë të plotë për disa muaj, Edi Rama në fakt gatoi rritjen e cmimit.

Zyrtarisht, qeveria ka kërkuar të rrisë cmimin e energjisë elektrike me 22 përqind. Nga ana tjetër, kompania OSHEE, 100 përqind në pronësi të qeverisë, pra përsëri qeveria, kërkon një rritje cmimi më shumë se 60%. Një tallje masive për shqiptaret, të cilët tashmë e kanë kuptuar se cmimi përfundimisht do të rritet!

Një rritje që prek drejtpërdrejt ata që nuk kanë, pra më shumë se 76 përqind të qytetarëve.

Fillimisht e dha lajmin e keq për shqiptarët nga Uashingtoni, Ministri i Financave.

Edi Rama nxitoi të bënte ato deklaratat e tij se nuk do të kishte rritje cmimi.

Por zyrtarisht, e firmosur nga qeveria është kërkesa për ta cuar tarifën e cdo fundmuaji për pjesën më të madhe të shqiptarëve, të paktën 22 përqind më shumë.

Edi Rama vazhdon të fshihet. Nuk jep asnjë shpjegim. Sic nuk bëri transparencë për një nga aferat më të mëdha në rajon e më gjërë, faljen e 600 milionë eurove ndaj kompanisë CEZ. Eshtë aferë e pastër ku Rama është përfshirë, pasi këto 600 milionë euro ishin fatura të pranuara nga kompania ceke, e cila duhej t’ia shlyente shtetit shqiptar.

Ia dha Edi Rama me një dorë miqve të tij, por po u merr shpirtin qytetarëve të vendit, me fatura abuzive, me kamatvonesa mbi faturat abuzive e tani së fundmi, si qershia mbi tortë, me rritjen e cmimit të energjisë.

Po rrit cmimin e energjisë, teksa vetë ka dhënë shembullin e keqmenaxhimit dhe abuzimit me pasurinë publike, me caktimin e drejtorëve të OSHEE, hajdutë të paskrupullt e persona me probleme me drejtësinë.

Po e rrit cmimin e energjisë, në një kohë kur shqiptarët po vuajnë papunësinë, varfërinë, koston e larte te jetetës.

Rritja e cmimit të energjisë është një padrejtësi, që qytetarët do të dinë ti bëjnë ballë.

Siç e tregoi protesta masive popullore.

Dhe protesta popullore do ta ndalë të keqen.

KOMENTE