English

Kadri Veseli zgjidhet në krye të Kuvendit në Kosovë

Kryesia e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Kadri Veseli, mbajti sot mbledhjen e parë , në të cilën shqyrtoi kërkesën e 41 deputetëve, për seancë të jashtëzakonshme.
Fillimisht, kryetari Veseli uroi nënkryetarët e Kuvendit për zgjedhjen e tyre dhe shprehu synimin e tij për korrektësi, koordinim dhe bashkëpunim gjatë kësaj legjislature, në interes të mbarëvajtjes sa më të mirë të punës dhe në interes të demokracisë parlamentare në Kosovë.

Më pas, u procedua me shqyrtimin e kërkesës së 41 deputetëve, sipas të cilës kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme e Kuvendit, me një pikë të vetme të rendit të ditës: zgjedhja e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryesia vendosi që konform Kushtetutës dhe në bazë të kërkesës, seanca të mbahet sot, në orën 16:00.

KOMENTE