English

Vazhdojnë operacionet e policisë në të gjithë vëndin për ndalimin e vjedhjes së energjisë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe per ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme kanë vepruar 91 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 2.299 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 8 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Është arrestuar në flagrancë Drejtori i Spitalit Peqin, Dashamir Malkja, për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë shpallur në kërkim 2 persona, si dhe ndiqet në gjendje të lirë 1 person.

Po gjatë ditës së sotme, janë ndërprerë 1.108 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë si dhe janë kontrolluar 95 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE, mbeten të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë apo punonjës të vetë OSHEE-së.

KOMENTE